Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa: nesër në Institutit Lindor e në bazilikën e shën Maria Madhe në Romë

S.S. Francesco : Udienza Generale 11-10-2017

11/10/2017 14:26

Papa Françesku do të shkojë nesër në Institutin Papnor Lindor për hapjen e vitit akademik, ngjarje, në të cilën marrin pjesë patriarkë dhe kryeipeshkvij të mëdhenj të të gjitha riteve lindore, me të cilët, më pas, do të kremtojë meshën në Bazilikën e afërt të Zojës së Madhe.

Gjatë audiencës së përgjithshme, Ati i Shenjtë përshëndeti përfaqësuesit e tij. “Jam i lumtur që përshëndes prefektin e Kongregatës për Kishat Lindore, kardinalin Leonardo Sandri – tha Papa – si edhe anëtarët e Dikasterit, mbledhur në Romë për asamblenë e tyre të përgjithshme, me rastin e 100-vjetorit të themelimit. Ua besoj punimet ndërhyrjes së Shën Gjonit XXIII, të cilit i bie sot përkujtimi liturgjik, në mënyrë që Kongregata për Kishat Lindore të vazhdojë t’i përkushtohet me bujari shërbimit ndaj Lindjes Katolike”.

“Muaji i tetorit – vijoi Papa – është muaj misionar, gjatë të cilit ftohen të gjithë t’i luten Virgjërës Mari, Nënës së Misioneve: të dashur të rinj, bëhuni misionarë të Krishtit në ambientet tuaja me të njëjtën mëshirë e dhembshuri të Tij; të dashur të sëmurë, ofrojeni vuajtjen për kthimin e të largtëve dhe të indiferentëve; e ju, të dashura çifte të reja, qofshi misionare në familjet tuaja, duke e kumtuar me shembull, Ungjillin e shëlbimit”.

11/10/2017 14:26