2017-10-11 15:01:00

Më 11 tetor 1962 filluan punimet e Koncilit II të Vatikanit


Nga institucion te komuniteti i besimtarëve: ky është revolucioni që Kisha që vë në jetë me Koncilin II Kishtar të Vatikanit, përuruar në Romë nga Papa Gjoni XXIII më 11 tetor të vitit 1962.

Me të Kisha do të niste një rrugë ndryshimesh: do të zbriste në botë, duke thyer skemat shekullore; do të bashkohej me mbarë familjen njerëzore, duke jetuar së bashku me të frikën e shpresën, gëzimet e ankthet. Hapje kilometrike e revolucionare, fiksuar në mënyrë të pashlyeshme në faqet e njohura të Kushtetutës baritore "Gaudium et Spes".

Punimet e këtij Koncili kishtar u mbyllën nga Papa Pali VI më 8 dhjetor 1965, në të cilin morën pjesë nga 2549 prelatë a etër kishtarë prej pesë kontinenteve. 








All the contents on this site are copyrighted ©.