2017-10-11 18:10:00

Frankufer Buchmesse, Lev paraqet serinë e botimeve mbi teologjinë e Papës Françesku


Libraria dhe Shtëpia Botuese e Vatikanit (Lev) në Franfurter Buchmesse që u hap sot. Pjesëmarrja e Lev shoqërohet nga prania e Muzeve të Vatikanit dhe nga Konferenca Ipeshkëvnore e SHBA-së. “Ndër botimet e reja, - njofton Lev – është seria e re përgatitur nga Roberto Repole ‘Teologjia e Papës Françesku’, e cila për bëhet nga 11 vëllime, botuar me qëllimin për të treguar se cila është teologjia që nënkuptohet nga fjalët kaq depërtuese dhe nga gjestet që e dallojnë misionin papnor të Atit të Shenjtë Françesku”.

Teologjia e Papës paraqitët edhe në një vëllim tjetër përgatitur nga Michelina Tenace: ’Nga Gozhda te çelësi’, që përmbledh kontributet e nëntë profesorëve të Departamentit të Teologjisë Fundamentale të Universitetit Papnor Gregoriana. Së shpejti do të botohet edhe: ‘Një përqafim shprese’, përgatitur nga Edmondo Caruana e Lorenzo Tagliaferri, një përmbledhje e fjalëve kushtuar të sëmurëve dhe ‘Udhës së shpresës’,  XV ° vëllim i Kolanës ‘Fjalët e Papës Françesku’, që bashkon Katekizmat e audiencave të përgjithshme shqiptuar nga Papa çdo të mërkurë nga 1 marsi deri më 27 shtator 2017.








All the contents on this site are copyrighted ©.