Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Me 9 tetor kalendari kujton shën Dionizin, ipeshkëv e shokët, martirë

Colosseo - Via Crucis 14-04-2017

09/10/2017 00:00

Sot me 9 tetor kalendari Kishtar përkujton shën Dionizin, ipeshkëv e shokët, martirë. Emri i Shenjtit, që Kisha katolike e kremtoi sot, Dionizi, duket në disa dokumente të rëndësishme, të gjitha të shkruara rreth shekujve V-VI, siç janë ‘Jeta e Shën Gjenovefës’, ku flitet për ndërtimin e Kishës së Shën Dionizit në Paris, në vitin 475; vepra e historianit-poet, Venancio Fortunato, vdekur rreth vitit 600, që përshkruan edhe ai kishën e Shën Dionizit në Paris dhe një kishë tjetër kushtuar Shenjtit në Bordo e, së fundit, ‘Historia e frankëve’ e Shën Gregorit të Turit (vdekur më 594), që përshkruan me hollësi jetën dhe martirizmin e Shën Dionizit.

Çuditërisht në veprat e këtyre autorëve, mungojnë të dhënat për shokët e tij të martirizimit e të apostullimin, që ishin Rustiko, prift edhe Eleuteri, diakon. Emrat e tyre duken për herë të parë në shekullin VI-VII në “Martiriologun Jeronimian”.

Sipas traditës, Shën Dionizi qe ipeshkvi i parë i Parisit, i dërguar në Gali nga papa Fabiani në vitin 250. U martirizua së bashku me Rustikon e me Eleuterin. Reliket e Shenjtit ruhen në bazilikën ngritur mbi varrin e tij në vitin 495 nga Shën Gjenovefa. Pranë kësaj bazilike, në shekullin VII, u ngrit edhe abacia e njohur, që mori emrin e Shën Dionizit.

Emri Dioniz vjen nga latinishtja e do të thotë: i kushtuar Dionizit apo hyjnisë pagane, Bakut. Simbolet e Shenjtit janë shkopi baritor e palma. Është i pranishëm në Martiriologun Romak.

09/10/2017 00:00