Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Më 2 nëntor Papa shkon në varrezat amerikane të Nettuno-s dhe në Fosse Ardeatine

Pllaka përkujtimore në Fosse Ardeatine - ANSA

07/10/2017 06:00

Më 2 nëntor, në Ditën e Përkujtimit të të Vdekurve, apo në Ditën e të Shumëve siç njihet ndër shqiptarë, Papa Françesku do të shkojë për vizitë në Varrezën amerikane të Nettuno-s në Itali, ku do të kremtojë meshën në orën 15.15, për të gjithë të rënët në luftë. Më pas, rreth orës 17.00, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, do të ndalet në Memorialin e Fosse Ardeatine, ku do të lutet për viktimat e masakrës së 24 marsit 1944. Në atë rast, forcat gjermane vranë 335 civilë e ushtarë italianë, si raprezalje për atentatin e partizanëve të një dite më parë, gjatë të cilit mbetën të vrarë 33 ushtarë gjermanë.

07/10/2017 06:00