2017-10-06 14:46:00

Fillon Asambleja kishtare Tiranë-Durrës në përgatitje të Sinodit Dioqezan 2018


Kryedioqeza e Tiranë-Durrësit hap nesër, 7 tetor,  punimet e Asamblesë dioqezane në kuadrin e përgatitjes për Sinodin Dioqezan 2018 me temën: “Ungjillëzimi i Ri në Arqidioqezën tonë”, vendosur nga kryeipeshkvi imzot Gjergj Frendo. Asambleja, në të cilën janë përfshirë kleri, motrat rregulltare dhe besimtarët e të gjitha kishave famullitare të kryedioqezës, mbahet te Qendra Dom Bosko në Tiranë.

Përgatitja për Sinodin e ardhshëm, që do të mbahet më 2018, mbështetët në dy dokumentet udhërrëfyese të Kishës, të epokës së pas Koncilit II të Vatikanit, që janë: “Shpallja e Ungjillit” e Papës Palit VI dhe “Gëzimi i Ungjillit” i Papës Françeskut.

Për t’u njohur mbi domethënien e kësaj ngjarje kishtare dioqezane, ta dëgjojmë Vikarin e Përgjithshëm të Tiranë-Durrësit, dom Arian Dodaj në mikrofonin e redaksisë shqipe....








All the contents on this site are copyrighted ©.