Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Tweet i Papës: “Si Shën Françesku, për të jetuar në varfëri e lumturi”

Mesha e sotme në Asizi - ANSA

04/10/2017 18:36

“Si Shën Françesku i Asizit, të shndërrohemi nga dashuria e Krishtit, për të jetuar në varfëri e lumturi”. Më këtë tweet në faqen e tij @Pontifex, Papa kujton një nga shenjtorët më të dashur, që kremton sot Kisha Katolike.

         Kanonizuar vetëm dy vjet pas vdekjes së Papës Gregori IX e, shpallur – së bashku me shën Katerinën e Sienës – pajtor i Italisë nga Papa Piu XII më 1939, Shën Françesku ishte, nëse përdorim fjalët e historianit Franco Cardini, “imitimi i Krishtit të varfër e të zhveshur në kryq. Prandaj, ai refuzoi çdo formë fuqie e pushteti e varfëria që shenja e atij refuzimi”.

         Shën Françesku ka qenë dhe është akoma, një nga figurat më frymëzuese, për të cilin besimtarë e jo besimtarë, studiues e artistë, vazhdojnë të konfrontohen. Poet, komunikator i madh, themelues i urdhërit rregulltar të Fretërve të Vegjël, e mori seriozisht pjesën e Ungjillit të shën Mateut, ku thuhet: “Mos grumbulloni në brezat tuaj as ar, as argjend, as të holla bakri; as strajcë udhëtimi, as dy palë petka, as sandale, as shkop, sepse punëtori ka të drejtë për ushqimin e vet”.

         E lëshoi krejtësisht veten në dorën e Zotit, e jetoi kohën e vet duke u bërë ballë sfidave të saj. Mjafton të kujtojmë guximin, që e shtyu të shkonte në Egjipt, tek sulltani al-Malik al-Kamil për të gjetur udhën e paqes, që i jepte fund ndeshjes së ashpër ndërmjet kryqtarëve dhe myslimanëve. Në vitin 2019, mbushen 8 shekuj nga ai takim e fretërit françeskanë të Egjiptit filluan që dje kremtimet, një vit përpara.

         Ndërkaq, sot, në Asizi, u kremtua mesha si çdo vit, e kryesuar nga kreu i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kardinali Angelo Bagnasco. Kësaj radhe i takoi Liguries të dhurojë vajin, që mban gjithnjë të ndezur llambën votive mbi varrin e Varfanjakut të Asizit.

04/10/2017 18:36