Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Papa përuron të etjen punimet e asamblesë së Akademisë për Jetën

Il presidente della Pontificia Accademia per la Vita, arcivescovo Vincenzo Paglia in una foto di archivio ANSA - ANSA

03/10/2017 15:45

Papa Françesku do t’i përurojë të enjten e ardhshme punimet e Asamblesë së përgjithshme të Akademisë së re Papnore për Jetën ( 5-7 tetor), detyra e së cilës është të “vihet në shërbimin e jetës njerëzore në të gjitha fazat e saj, e njëkohësisht edhe t’i zgjerojë temat e trajtuara e kompetencat përkatëse”, shpjegon presidenti i këtij organizmi të Selisë së Shenjtë, imzot Vincenzo Paglia, i cili duke përmendur tema tjera si bioetika, emigracioni, dënimi me vdekje dhe armatimi, shton se Akademia Papnore për Jetën është “gjithmonë, sidoqoftë e kudo qoftë pro life”.

Punimet e asamblesë do të zhvillohen në sallën e re të Sinodit në Vatikan deri të shtunën e ardhshme. “Presim fjalët e Papës Françesku si një ‘magna carta’ për ne, tha imzot Paglia gjatë një konference shtypi me rastin e paraqitjes së Asamblesë që ka për temë ‘Ta shoqërojmë jetën. Përgjegjësitë e reja në epokën teknologjike”.

03/10/2017 15:45