2017-10-02 12:20:00

Papa: Kisha është e të gjithëve, si shtëpia e një nëne


“Kisha është e të gjithëve posaçërisht e të varfërve: të gjithë jemi të ftuar vetëm në saje të hirit të Zotit, është një mister dashurie falas që na dhurohet”. Këto janë fjalët e Papës Françesku drejtuar 1000 të varfëve që drekuan me të, dje 1 tetor, në Kishën e Shën Petronio-s në Bologna. “Në këtë Kishë rregullisht bëhen kremtime, ndahet buka eukaristike. Çfarë matematike e çuditshme është ajo e Zotit që shumëzohet vetëm nëse ndahet!”, shtoi Papa duke evokuar atë që për të gjithë “është shtëpia e nënës, shtëpia e kujtimeve tona” që është Kisha. “Të gjithë – përfundoi Papa Françesku – mund të dhurojmë aq shumë: Jezusi nuk përjashton askënd, Ai ka etje e na kërkon t’i japim të pijë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.