Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Në Indi, lind Këshilli katolik për gratë

Gra indiane - AP

30/09/2017 06:30

Gratë dhe gjendja e tyre në shoqëri, në qendër të vëmendjes së Konferencës Ipeshkvnore Katolike Indiane, e cila ka themeluar një Këshill të posaçëm për to. Ipeshkvijtë dëshirojnë t’i përgjigjen kështu mungesës së vizibilitetit të grave në shoqëri e, edhe në vetë Kishën, për të mos folur për dhunën në rritje kundër grave e vajzave në vend.

Bashkësia katolike në Indi përbëhet nga 172 dioqeza, që ndjekin ritin latin, siro-malabarez dhe siro-malankarez. Kisha katolike e vendit e ka promovuar gjithnjë emancipimin dhe vlerësimin e gruas, sidomos në fushën edukative dhe shëndetësore. Misionarët e krishterë kanë qenë të parët, që janë kujdesur për arsimimin femëror.  Këshilli katolik i grave ka filluar tashmë punën e më 14 shtator paraqiti “Direktivat për t’u bërë ballë ngacmimeve seksuale në vendin e punës”.

Një guidë e tillë është risi edhe për katolikët kudo ndodhen e në këtë pikpamje, India është një hap përpara. Në ndryshim nga ligji i shtetit indian, në të cilin përmenden vetëm gratë, në “Direktivat” e Kishës Katolike dënohen abuzimet me personat e çdo seksi, duke i parë ato si dhunim kundër të drejtave të njeriut në përgjithësi.

30/09/2017 06:30