Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Kardinali Parolin: përkrahje për “Planin Marshall” për të krishterët në Irak

Patriarku Sako në Ninive - RV

30/09/2017 06:00

Një “Plan Marshall” për të ndërtuar qytetet dhe infrastrukturat e Pllajës së Ninives, në Irak, me qëllim që familjet e krishtera të kthehen në shtëpitë e tyre, të braktisura pas sulmit të xhihadistëve dhe pas tri vjetëve të pushtimit ushtarak nga ana e Shtetit Islamik, Isis.

Ky projekt u paraqit javën e kaluar në Universitetin Papnor Lateranens në Romë, gjatë konferencës ndërkombëtare me temë “Iraku, kthimi në rrënjë”, organizuar nga Fondacioni papnor “Ndihmë për Kishën që vuan”. Gjatë saj, u njoftua plani për rindërtimin e 13 mijë shtëpive të dëmtuara, ose të shkatërruara nga Isis në fshatrat e krishtera të zonës. Fondacioni vlerësoi se për këtë do të duhen së paku 250 milion dollarë amerikanë e vetëm një pjesë e kësaj shume është mbledhur nga donacionet e ndryshme.

 Deri tani, është arritur t’u sigurohet rreth 3200 familjeve kthimi në shtëpi, duke restauruar 1244 ndërtesa nga 13 mijë shtëpitë e shkatërruara. Vijimi i punës presupozon arritjen e qëndrueshmërisë dhe të sigurisë në zonë. Për të plotësuar këto dy kushte, Patriarku kaldeas i Bagdadit, Louis Raphaël I Sako, kërkoi një “Plan Marshall” jo vetëm ekonomik, por edhe politik e shoqëror:

“Pa pajtim, ç’kuptim ka të ndërtojmë shtëpitë? Më vonë, mund të shkatërrohen sërish… Gjëja më e rëndësishme është kultura, mendësia: këta njerëz duhet të dalin nga kultura e dhunës… Gjithnjë luftë, gjithnjë dhunë, gjithnjë hakmarrje: duhen edukuar njerëzit të jetojnë së bashku, në paqe, në respekt, duke bashkëpunuar e duke u marrë vesh me njëri-tjetrin”.

Përkrahjen për këtë Plan Marshall në favor të të krishterëve të Ninives e shprehu edhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin. Gjatë konferencës, ai e quajti nismën “një shenjë tjetër të aftësisë vepruese dhe organizuese, që shpreh solidaritetin e Kishës universale”. Projekti, theksoi prelati, “synon t’u japë sërish të krishterëve ambientin normal për jetën, të nevojshëm për të kapërcyer frikën dhe dëshpërimin e për të parë me shpresë të ardhmen”.

         Kujtojmë se bashkësitë e krishtera në Irak banojnë aty që nga koha apostolike. Është shumë e rëndësishme, që ato bashkësi, të cilat i kanë dhënë historisë linja vendimtare zhvillimi, të mos zhduken nga rajoni.

30/09/2017 06:00