Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Vizita e Prefektit të Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore në Rumani

Vizita e Prefektit të Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore, kardinalit Sandri, në Rumani - ANSA

28/09/2017 16:26

Kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Kishat Lindore gjendet në Rumani nga data 27 shtator e deri më 1 tetor. Vizita e tij zhvillohet me koordinimin e Përfaqësisë papnore e të dërguarin e saj kardinalin Lucian Muresan, kryeipeshkëv i Madh i Fagaras e Alba Iulia të Rumunëve, me rastin e Një qind vjetorit të Kongregatës për Kishat Lindore. Vizita ka në program takim e kremtime të ndryshme, mes tjerash edhe bekimin e një Kishe të re në Blaj dhe kushtimin e një Kishe tjetër.

Kardinali Sandri, gjatë kësaj vizite, u transmeton “besimtarëve, autoriteteve e popullit të Rumanisë përshëndetjet e përzemërta dhe bekimin apostolik të Papës Françesku, në shenjë afërsie e shprese në Zotin, me urimin e veçantë për ecjen e mëtejshme të dialogut ekumenik”.

28/09/2017 16:26