2017-09-28 14:51:00

Papa: ipeshkvijve evropianë, “ndihmoni të rinjtë ta zbulojnë vokacionin në Kishë e në shoqëri”


Një “shtytje inkurajuese” për misionin e Kishës, “posaçërisht në favor të të rinjve, për t’i ndihmuar të zbulojnë, në dritën fesë, thirrjen e tyre personale në komunitetin e krishterë dhe në shoqëri”. Këtë u kërkon Papa Françesku ipeshkvijve të mbledhur që sot, e enjte, e deri të dielën në Minsk për mbledhjen e tyre plenare të Këshilli të Konferencave episkopale të Evropës ( Ccee).

Në mesazhin dërguar pjesëmarrësve e firmosur nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit kardinali Pietro Parolim, Papa i Shenjtë u tregon, pra, një udhë të saktë prelatëve të impenjuar në këtë takim që sivjet ka një shije të veçantë, duke konsideruar vendin ku mbahet, Belarus. Një kontekst i paparë deri më sot, por jo i rastësishëm.

Për herë të parë në historinë e vet, Këshilli i Konferencave Episkopale të Evropës po zhvillon punimet e Asamblesë plenare në Bjellorusi Asambleja Plenare nga data 27 shtator deri më 1 tetor, për të takuar komunitetin vendor e për të kremtuar së bashku 750-të vjetorin e përmendjes së parë të qytetit Minsk në Kronikat primare (të njohura edhe Kronikat e Nestorit a Kronikat e viteve të kaluara) dhe 500-të vjetorin e botimit të Biblës, librit të parë që është shtypur në gjuhën bjelloruse.

Po kujtojmë se në qendër të punimeve të Asamblesë së ipeshkvijve të Evropës në Minsk është tema e të rinjve, në mënyrë të veçantë figura e të riut në realitetin bashkëkohor, me aspiratat, nevojat, dëshira, marrëdhëniet dhe sfidat që ka  bota bashkëkohore.

E siç u tha më lartë, një mesazh drejtuar Presidentit të Këshillit të Konferencave Episkopale të Evropës, kardinali Bagnasco, Papa Françesku “përshëndet përzemërsisht  pjesëmarrësit e Asamblesë plenare të Këshillit të Konferencave Episkopale të Evropës dhe i inkurajon të vazhdojnë në veprën e rëndësishme të kërkimit të shtigjeve të reja për bashkëpunimin baritor ndërmjet vendeve të ndryshme, duke vlerësuar diversitetin e duke promovuar nismat e solidaritetit dhe të vëllazërimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.