2017-09-28 11:48:00

Irak: Kardinali Parolin, asnjë plan konkret për vizitën e Papës Françesku


“Ka një dëshirë të madhe nga ana e të krishterëve, e ipeshkvijve që Papa të mund të vizitojë Irakun, edhe për të favorizuar pajtimin. Mirëpo për momentin, nuk ka plane konkrete”. Kështu pohoi kardinali Pietro Parolin sekretar i Shtetit të Vatikanit, duke ndërhyrë në konferencën ndërkombëtare në Universitetin Papnor Lateranens mbi temën “Iraku, kthimi te rrënjët”, organizuar nga fondacioni papnor ‘Ndihmë Kishës që vuan”. “Selia e Shenjtë – shtoi kardinali Parolin – uron që të krishterët e pranishëm në Kurdistanin irakian e në Herbil të mund të kthehen në fshatrat e tyre në rrafshin e Ninivës në kushte të garantuara nga siguria”.








All the contents on this site are copyrighted ©.