2017-09-27 14:56:00

Mesazh i Papës për zhdukjen e barrierave arkitektonike


Me rastin e edicionit të 15-të të Fiabaday, Ditës italiane për zhdukjen e barrierave arkitektonike, që do të kremtohet të dielën, më 1 tetor, Papa Françesku, në një telegram me firmën e kardinalit Pietro Parolin, u drejton një mendim atyre, që punojnë për t’u garantuar të gjithëve mundësinë të lëvizin lirisht, por edhe mundësi për jetën në përgjithësi, duke promovuar kështu një ndryshim kulturor, që ka në bazë zhdukjen e të gjitha barrierave ekzistuese.

         Ati i Shenjtë uron që vetëdija për kontributin themelor të fesë së krishterë në zhvillimin e njeriut dhe të shoqërisë, të nxisë veprimtari të rëndësishme për promovimin njerëzor, duke e shtuar solidaritetin vëllazëror dhe respektimin e dinjitetit të çdo njeriu. 








All the contents on this site are copyrighted ©.