Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

“Takimet e Dom Mikelit 2017 ” në Stubëll të Vitisë

Kisha katolike ne Stubell te Vitise, Kosove

25/09/2017 17:44

“Takimet e Dom Mikelit 2017 ”, është manifestimi që u mbajt të shtunën e kaluar në Stubëll të Vitisë Kosovës. Është manifestimi i 28-te me radhe, që tradicionalisht ka karakter fetar, letrar, kulturor e shkencor e që sivjet u organizuan nga famulli ri i këtij komuniteti dom Jeton Thaçi. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt........

Të shtunën që kaloi në Stubëll të Vitisë u mbajt manifestimi,  i 28-ti me radhe, që tradicionalisht ka karakter fetar, letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit 2017 ”, sivjet u organizuan nga famulli ri i ketij komuniteti dom Jeton Thaçi. Si zakonisht në Sallën e Kishës famullitare kushtuar Martirëve u mblodhën qindra pjesemarres nga bota e arsimit, artit e kulturës, politikes e fesë të të dyja besimeve nga mbarv trojet shqiptare. Te gjithë vijne ketu per ta nderuar pishtarin e drites, dom Mikel Tarabulluzin, priftin e mesuesin e shkolles se pare shqipe te njohur nderkombtarisht me 1905.

Ne kuader te ketij manifestimi u nderua edhe dr. dom Gjergj Gjergji ne nje vjetorin e kalimit ne amshim, i cili pervec se ishte prift e studiues i zellshem, ishte edhe themelues i Muzeut te shkolles se pare shqipe ne Kosove. Ai u perkujtua me nje minut heshtje nga te gjithe pjesemarresit, por edhe ne meshen shenjte te cilen e celebroi imzot Dode Gjergji ne bashkemeshim me meshtare te tjere, e cila meshe edhe ishte pjesa e pare e programit te manifestimit ne fjale, i cili me pas u zhvendos ne nje ambient tjeter.  

Shkelqesia e tij, Imzot Dode Gjergji, ne fjalen e tij pershendetese, shprehu ne njefare menyre shqetesimin e tij, posaqerisht per zbraztesine shpirterore te njeriut tone te sotem, duke terhequr paralele neper kohe. “Ne, si popull kemi jetuar gjithmone ne rrezik, e ne tehun e ketij rreziku e kemi gjetur shpetimin. Kur na rrezikohej identiteti dhe ekzistenca, ne populli e kisha e tij kane pranuar te shkojne nen shpella si Bogdani per ta thadruar ne mendje e ne zemer shpetimin. Dhe, kur Bogdani nuk gjente rruge tjeter, atehere ra ne gjunj para Krishtit e u lut “na shpeto o Zot se mbaruam”, tha ipeshkvi.  

Ndersa, kur nder ne vareferia e padija na kishte dermuar, tha ne vazhdim ipeshkvi, atehere domMikeli e pastaj te tjere, nga prifti u shenderruan ne mesues qe ta mesojne popullin per ta kujtuar  veteveten, te shkuaren e tij sepse ndryshe nuk shihet as e ardhmja. Keshtu, Kosova kur rrezikohej ne vitet e 90,ta,  ndodhi pajtimi i madh mes nesh qe ishte shtegshpetimi per te gjithe ne, ishte rruga e paqes dhe pajtimit.

Ndonese ne ate kohe ne Stubell nuk kishte gjakmarrje, ketu ndodhi pajtimi mes intelektualeve dhe kishes, ku shqiptaret katolike e muslimane u bashkuan per te bere rezistencen shpirterore, kulturore e njerezore mes tyre ne kohe okupimi.  “Vellezer e motra edhe sot jemi ne rrezik, sepse sot rreziku i yne eshte zbraztesia e shpirtit, ngurtesia e zemres dhe mbi te gjitha harresa jone historike. Keshtu qe, eshte krijuar nje vakum i pergjithshem human qe patjeter duhet te behet nje levizje e re mbrenda kombit per ta mbushur mendjen, zemren dhe shpirtin e njeriut tone. Le te jete katolik, musliman, apo edhe krejt i pa fe, por vetem mos te jete i zbrazet” reagoi me plot emocion, imzot Dode Gjergji. Sipas tij, duke u shfrytezuar ky vakum shpirteror shume dashakqinj perpiqen ta mohojne Gjergj Kastriotin, Nene Terezen e gjithe ata burra e gra qe teresisht e kane dhene jeten e tyre ne disponim dhe sherbim te kombit e njeriut tone, e tash po duan ti mohojne virtytet dhe atributet e tyre fetare e kombetare.

Pas kesaj fjale qe u duartrokit gjate, u zhvillua Tribuna shkencore  qe per teme kishte “Pese anarkite e Nolit ne kontekstin e sotem te shoqerise sone", me pas u mbajte ora e madhe letrare “Agim Ramadani” dhe ne fund pjesemarresit i argetoi ansambli i valleve "Rugova" nga Rugova e Pejes.

Nga Prishtina Rabie Ibraj

25/09/2017 17:44