Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

U shpall i lum mbrojtësi i indiosve, don Stanley Francis Rother

Don Stanley Francis Rother - RV

24/09/2017 10:00

Dje, në Oklahoma City të SHBA-ve, u shpall i lum nga Kisha Katolike, meshtari dioqezan, don Stanley Francis Rother.  Meshën solemne e kryesoi i Dërguari i Papës Françesku, kardinali Angelo Amato, prefekt i Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Çështjet e Shenjtorëve.

Lindur në vitin 1935 në SHBA, don Rother jetoi si meshtar “fidei donum” në Guatemalë. Aty u vra, në vitin 1981, për shkak të impenjimit të tij në favor të indiosve, të të drejtave të tyre njerëzore.

Sot, 24 shtator 2017, Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, ne sheshin e Shen Pjetrit ne Vatikan,  mendimi i Papës Françesku shkoi pikërisht te meshtari misionar në Guatemala, Stanley Francis Rother, i cili  u vra në moshën 46 vjeç në “odium fidei” për veprën e tij ungjillëzuese dhe për promovimin njerëzor në favor më të varfërve. Ky misionar martir, dje në Oklahoma City (SHBA-së) u shpall nga Kisha katolike i Lum. “Shembulli i tij heroik – tha Papa Bergoglio – na ndihmoftë të jemi dëshmitarë të guximshëm të Ungjillit, duke u impenjuar në favor të dinjitetit të njeriut”.

24/09/2017 10:00