2017-09-22 18:17:00

Papa në Shën Martë: lutja për gratë e abuzuara e të shfrytëzuara


Papa Françesku u kushtoi sot një lutje të gjitha grave, sidomos viktimave të abuzimeve e të shfrytëzimit. Gazeta vatikanase “L’Osservatore Romano” njofton se në meshën e mëngjesit në Shtëpinë e Shën Martës, Ati i Shenjtë nuk mbajti homeli, por u lut për të gjitha gratë e vuajtura.

         Papa mori shkas nga Ungjilli i sotëm, ku shën Luka flet për gratë, që ndihmonin Jezusin dhe apostujt. Kështu, u lut për “të gjitha gratë e shfrytëzuara, të përbuzura e të abuzuara, që të gjejnë gjithnjë në Kishë mikpritje e respekt të sinqertë”. Më pas, Ati i Shenjtë u lut që gratë “të jetojnë në kontekste shoqërore dhe kishtare në liri dhe harmoni, duke shprehur pasurinë e veçantë të qenies së tyre”. E lutja e tretë e Papës ishte që gratë të përfaqësojnë për njerëzimin e sotëm “fytyrën amnore dhe mikpritëse të Zotit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.