2017-09-22 15:11:00

Don Mark Shtjefni: Skënderbeu dhe martirët, në qendër të vëmendjes së ipeshkvijve


550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut do të mbledhë të gjithë ipeshkvijtë e Shqipërisë, në janarin e ardhshëm, në Lezhë, por do të jetë ditë mbarëkombëtare edhe 1-vjetori i lumnimit të martirëve të parë shqiptarë të komunizmit. Këto janë vetëm dy nga vendimet e marra në mbledhjen e djeshme të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, e cila u takua për herë të parë pas shugurimit të tre ipeshkvijve të rinj. Po dje, u emërua zyrtarisht edhe zëdhënësi i ri i Konferencës. Ai është don Mark Shtjefni, të cili i kërkuam menjëherë të na informojë mbi rezultatet e tjera të mbledhjes. Ta dëgjojmë…








All the contents on this site are copyrighted ©.