2017-09-21 16:54:00

Selia e Shenjtë firmos Traktatin për ndalimin e armëve bërthamore. Po negociatave për Korenë e Veriut


Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, ka firmos, edhe në emër e për hesap të Shtet Qytetit të Vatikanit, Traktatin për ndalimin e armëve bërthamore, miratuar më 7 korrik 2017, në mbarim të Konferencës së Kombeve të Bashkuara.

Ky mjet – tha dje prelati në Nju Jork – është “një gurë kilometrik që lë gjurmë në histori” si një prej mjeteve juridike që janë miratuar, nga njëra anë për t’iu shmangur kërcënimit global që vjen nga armët bërthamore, e nga ana tjetër, synon për të arritur eliminimin e plotë të tyre.

Sekretari i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet kujtoi edhe udhëzimet e Papës Françesku në mesazhin e 23 marsit të kaluar mbi temën e armëve bërthamore: “ komuniteti ndërkombëtar – shkruan Papa – është i thirrur të  marra masa strategjike largpamëse për të promovuar objektivin e paqes e të stabilitetit e kështu të shmangën qasjen miope të sigurisë kombëtare e ndërkombëtare”. “Etika dhe e drejta të bazuara mbi kërcënimin dhe shkatërrimin e anasjelltë e potencialisht të mbarë njerëzimit – kujtoi Papa Bergoglio – janë kontradiktore me vetë frymën dhe synimin e Kombeve të Bashkuara”.

Përballë tensioneve që lidhen me programin bërthamor të Koresë së Veriut duket të përgjigjemi duke kërkuar vendosjen e negociatave.  Duhen kapërcyere në mënyrë të veçantë – nënvizon imzot Gallagher me rastin e Konferencës së dhjetë për të lehtësuar hyrjen në fuqi të Traktatit – kërcënimet bërthamore, superioriteti ushtarak, ideologjia e unilateralizmi që kujtojnë logjikën e luftës së ftohët.

Paqja dhe stabiliteti ndërkombëtar – pohoi imzot Gallagher – nuk mund të bazohen mbi shkatërrimin e anasjelltë dhe mbi kërcënimin e asgjësimit. Prandaj, është thelbësore – përfundoi imzot Gallagher – që logjika e frikës dhe mosbesimit të zëvendësohet me etikën e ndërgjegjshmërisë duke kontribuar në krijimin e një atmosfere të besimit të ndërsjellët që vlerëson dialogun multilateral.








All the contents on this site are copyrighted ©.