2017-09-21 11:00:00

Puna e të miturve: 152 milion viktima në botë


Statistikat e reja të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe të “Walk Free Foundation”, në bashkëpunim me Organizatën Botërore për Emigracionin, vënë në dukje skllavërinë e vërtetë sot në botë.

Nuk është për t’u çuditur, pasi edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, këtyre ditëve, u dëshmua me shifra se gjatë vitit të kaluar, më se 40 milion vetë kanë qenë viktima të skllavërive moderne e, më se 152 milion fëmijë të moshës nga 5 deri në 17 vjeç punojnë në vend që të studiojnë. Gratë dhe vajzat përbëjnë 71% të skllavëve të rinj. E nëse shihet gjendja në detaj, përqindjet rriten. 99% e viktimave të tregtisë së seksit janë gra e 15 milion nga 40 milionëshi i sipërpërmendur, pra, 84% martohen me zor. Ndërkaq, puna e të miturve përqëndrohet kryesisht në bujqësi (70,9%), por edhe në sektorin e shërbimeve (17,1%) dhe në industri (11,9%).

Më 12 shtator, Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB, imzot Ivan Jurkoviç, pati deklaruar: “Është çasti për të kaluar nga ligji në veprime”, sepse “format bashkëkohore të skllavërisë, të trafikut të njerëzve e të punës së detyruar duhet të luftohen që në rrënjë. Ato duhen zhdukur njëlloj si skllavëria në botën e lashtë: duke krijuar një botëkuptim të ri për njeriun dhe dinjitetin e tij, përmes legjislacionit, arsimit dhe ndryshimit të mendësisë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.