2017-09-21 16:50:00

Përkrahja e Papës Françesku për viktimat e tërmetit në Meksikë


Pas tërmetit, që goditi furishëm Meksikën, duke shkaktuar së paku 250 viktima dhe shumë dëme materiale, Papa Françesku, përmes Dikasterit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor, vendosi të dërgojë një kontribut të parë prej 150 mijë dollarësh për të ndihmuar popullsinë në emergjencë.

Në bashkëpunim me nunciaturën apostolike, kjo shumë do të ndahet ndërmjet dioqezave më të prekura. Ajo është shenjë e afërsisë shpirtërore dhe atërore të Papës Françesku, i cili i inkurajoi meksikanët të ecin pëpara me Zotin edhe gjatë audiencës së përgjithshme të së mërkurës.

Ky kontribut, që shoqëron lutjen për Zojën e Guadalupes në përkrahje të popullit meksikan, është pjesë e ndihmave, që po aktivizohen nga e gjithë Kisha Katolike, përmes Konferencave Ipeshkvnore dhe organizmave të ndryshme bamirëse kishtare.








All the contents on this site are copyrighted ©.