2017-09-20 14:58:00

Papa: shpresa është virtyt i një zemre, që di ta shohë të nesërmen


Në një tweet të ri, Papa Françesku shpjegon sot çfarë është shpresa: “Është virtyri i një zemre, që nuk mbyllet në errësirë, nuk ndalet në të kaluarën, por di ta shohë të nesërmen”.

"Shpresa e krishterë është virtyt i përvuajtur dhe i fortë që na mbështet, na ndihmon dhe nuk na le të fundosemi në vështirësitë e shumta të jetës". Kështu qe shpreh Papa Bergoglio tha për shpresën,  gjatë homelisë së  Meshës kremtruar më 17 shtator të kaluar, në kapelën e shtëpisë së Shën Martës, duke komentuar fragmentin ungjillor të asaj dite nga Gjoni 8,51-59, për të nënvizuar sa e rëndësishme, madje sa themelore është shpresa në jetën e të krishterit.

E Papa Françesku shtoi: “Sot Kisha na flet për gëzimin e shpresës. Në lutjen e parë të Meshës kemi kërkuar hirin e Zotit, që ta ruajë shpresën e Kishës, që të mos ‘dështojë’. E Pali, duke folur për atin tonë Abrahamin, na thotë: ‘Besoni përtej çdo shprese’. Kur nuk ekziston më shpresa njerëzore, ekziston ai virtyt që të shtyn e të çon përpara, virtyt i përvuajtur, i thjeshtë, por që të jep gëzim, nganjëherë një gëzim të madh, nganjëherë vetëm paqe, por gjithsesi sigurinë se ajo shpresë nuk të zhgënjen. Shpresa nuk zhgënjen”.








All the contents on this site are copyrighted ©.