2017-09-20 13:50:00

Mbledhja e ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë në Tiranë


Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë në nesër në Tiranë, do të mbajnë asamblenë e tyre të jashtëzakonshme. Është takimi parë që mbahet pas emërimit dhe shugurimit të tre ipeshkvijve të ri: imzot Gjergj Metës, imzot Giovanni Peragine e imzot Simon Kullit, të sapo shuguruar në pjesën e parë të këtij shtatori.

Në mbledhjen e nesërme, ipeshkvijtë katolik të Shqipërisë do të flasin për vetë misionin që ka pikërisht Konferenca Ipeshkëvnore në nivelin kombëtar, për komisionet e ndryshme brenda kësaj konference, për zëdhënësin e ri të saj, pas shugurimit ipeshkëvnor të dom Gjergj Metës, si dhe për prioritetet e misionit të Kishës katolike në shoqërinë shqiptare bashkëkohore.

Mbledhja e ipeshkvijve të dioqezave të Shqipërisë, që është një takim vëllazëror, nesër më 21 shtator, përkon me përvjetorin e vizitës së Papës Françesku në Tiranë, më 21 shtator 2014. Fjalet e Papes Bergoglio jane thellesisht ne mendjet e zemrat e shqiptareve, pohon imzot Gjergj Meta,  ipeshkëv i Rrëshenit, më  të cilin flasim pvr Mbledhjen e nesërme të episkopatit shqiptar, ta dëgjojmë....

 

 

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.