2017-09-19 11:59:00

Komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit për çështjen Orlandi


Për të reklamuar një libër, që do të dalë së shpejti, dje paradite, dy gazeta italiane publikuan një të ashtuquajtur dokument të Selisë së Shenjtë, që dëshmoka pagesën e shumave të mëdha nga ana e Vatikanit për qëndrimin jashtë Italisë të Emanuela Orlandit, zhdukur në Romë, më 22 qershor 1983.

Segretaria e Shtetit të Vatikanit përgënjeshtron me forcë vërtetësinë e dokumentit dhe deklaron se njoftimet, që përmbahen në të, janë krejtësisht të rreme dhe të pabaza.

Sidomos, shkruhet në komunikatën e Sallës së Shtypit, të trishton fakti se me këto publikime të rreme, që, ndër të tjera, lëndojnë nderin e Selisë së Shenjtë, riakutizohet dhimbja e jashtëzakonshme e familjes Orlandi, së cilës Segretaria e Shtetit i shpreh sërish solidaritetin e saj më të thellë.








All the contents on this site are copyrighted ©.