2017-09-18 17:55:00

Kard. Farrell: Dita Botërore e Familjeve do të jetë rast i shkëlqyer për Irlandën


Në Irlandë vijojnë përgatitjet për Ditën Botërore të Familjeve, që do të mbahet në Dublin, nga 22 deri më 26 gushtin e ardhshëm. Ngjarje, që konsiderohet rast i volitshëm për një konfrontim ndërmjet Kishës dhe familjeve e laikëve. Të dëgjojmë Prefektin e Dikasterit për laikët, familjen dhe jetën, kardinalin Kevin Joseph Farrell:

Mendoj do të jetë sukses i madh; të gjithë duhet të marrin pjesë në takimin e Irlandës. Shpresoj se do të jetë edhe Ati i Shenjtë. Kur e pyeta Papën Françesku a do të jetë i pranishëm në takim, m’u përgjigj: ‘Po, Pjetri do të jetë aty. Nëse rroj akoma, do të jem aty. Pjetri do të jetë Françesku’. Pra, Atit të Shenjtë do t’i pëlqente të merrte pjesë në Takimin e Familjeve. Ky është rast unik e i mrekullueshëm për ta mbështetur e përkrahur jetën e familjeve.

 Pse kjo ngjarje e vitit 2018 mbahet në Evropë?

Papa Françesku vendosi që ky takim të mbahet në Irlandë. Ne urojmë që ai t’i japë impuls të ri familjes në vend. Është mundësi unike për ne. Kishte edhe opcione të tjera, por Papa Françesku zgjodhi Irlandën, duke shpresuar të tërheqë njerëz nga Evropa e Veriut. Siç e dimë, Takimi Botëror i Familjeve është mbajtur në Filadelfia të SHBA-ve e më parë, në Milano e pastaj në Qytetin e Meksikos. Mendoj se tani kemi një mundësi të jashtëzakonshme për familjet irlandeze. Kanë kaluar 40 vjet nga vizita e fundit e një Pape në këtë vend.








All the contents on this site are copyrighted ©.