2017-09-18 12:30:00

Emigrantët: Papa Françesku do të takojë ipeshkvijtë e delegatët e Konferencave episkopale në Evropë


Papa Françesku do të takojë më 22 shtator ipeshkvijtë dhe drejtorët kombëtar që merren me emigrantët brenda Konferencave episkopale në Evropë (Ccee - Këshilli Konferencave Episkopale të Evropës). Takimi i përvitshëm do të zhvillohet në Romë, pranë qendrës Bonus Pastor, nga data 21 deri më 23 shtator, me dyer të mbyllura.

Përveç audiencës me Papën Françesku, mëngjesi i 22 shtatorit në Vatikan do të jetë një dialog-konfrontim me përgjegjësit për seksionin për “Emigrantët e Refugjatët” pranë Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor dhe paraqitjen e raportit mbi punën e Konferencave episkopale në fushën e baritorisë së tyre për emigrantët, nga prof. Gian Carlo Blangiardo, docent pranë Universitetit të Milanos Biococca. 

“Drejtorët e konferencave kombëtare episkopale të Evropës do të flasin për sfidat aktuale, çdonjëri sipas vendit të tij, për pritjen dhe integrimin e emigrantëve”, shpjegon një njoftim i Këshillit të Konferencave Episkopale të Evropës.

Do të vazhdojnë, pastaj, ndërhyrjen e përgjegjësve të Selisë së Shenjtë të cilët do të flasin mbi prioritetet dhe projektet mbi të cilët po punon dikasteri vatikanas. Kjo kohë e dialogut do të mbyllet me një diskutim mbi modalitetet e koordinimit ndërmjet veprimtarëve të ndryshëm që merren me emigrantët në Evropë (Selia e Shenjtë, Konferencat episkopale, organizmat kishtar ndërkombëtar). Punimet do të mbyllen të shtunën paradite më 23 shtator me vizitën në Qendrën San Saba, në lagjen romake Avvenito, e cila drejtohet nga Shoqata e Shërbimit të Jezuitëve për refugjatët në Itali (Centro Astalli) e cila strehon njerëz që kërkojnë azil e kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare .








All the contents on this site are copyrighted ©.