2017-09-15 00:00:00

Selia e Shenjtë: të bëhet më shumë për mbrojtjen e civilëve nga krimet e luftës


Selia e Shenjtë kërkon të bëhet më shumë për mbrojtjen e civilëve nga krimet e luftës. Ky, fjalimi i Vëzhguesit të Vatikanit në OKB, imzot Bernardito Auza, i cili foli më 6 shtator, në Pallatin e Qelqit, në Nju Jork.

Ka një hendek të madh ndërmjet impenjimeve dhe realitetit të përditshëm të popullsive, që rrezikojnë të pësojnë genocid, krime lufte, spastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit, siç nënvizohet në Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi përgjegjësinë e mbrojtjes dhe të parandalimit. Imzot Auza nuk harroi të përmendë domenikanin, fra Francisco de Vittoria, një nga etërit e së drejtës ndërkombëtare, për të folur mbi përgjegjësinë kolektive të shteteve dhe të qeverive për t’i mbrojtur këto popullsi.

Bashkësia Ndërkombëtare, përmes Kombeve të Bashkuara, theksoi vëzhguesi i Selisë së Shenjtë, ka përgjegjësinë të përdorë mjetet e përshtatshme diplomatike, humanitare dhe mjete të tjera paqësore për të ndihmuar apo mbrojtur njerëzit kudo në botë përmes ndërhyrjeve kolektive, në kohën e duhur dhe me vendosmëri. Për këtë është Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që vepron sipas Statutit të organizatës shumëkombëshe, vërejti imzot Auza. Por përgjegjësia e shteteve për mbrojtjen e njerëzve e të popujve mbetet akoma për t’u vënë në jetë, nënvizoi ai sfidën me të cilën duhet të përballet OKB-ja. Nga ana e Selisë së Shenjtë do të ketë çdo lloj mbështetjeje e përkrahjeje, theksoi imzot Auza së fundi. 








All the contents on this site are copyrighted ©.