Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Ndër refugjatët, miliona fëmijë mbeten pa arsim

Fëmijë refugjatë Rohingya në medrese - AP

15/09/2017 11:56

Më se 3,5 milion fëmijë refugjatë, në moshën nga 5 deri në 17 vjeç, nuk patën mundësi të shkonin në shkollë gjatë vitit të fundit. Kështu del nga raporti i djeshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Prej tyre, 1,5 milion fëmijë nuk frekuentojnë as shkollën fillore.

         Në raportin me titull “Të lënë mbrapa: edukimi i refugjatëve në krizë”, shpjegohet se “gjysma e 17,2 milion refugjatëve nën kujdesin e Komisariatit të Lartë për Refugjatët janë fëmijë”. “Edukimi i tyre – nënvizohet më tej – është themelor për zhvillimin paqësor e të qëndrueshëm të vendeve të tyre të origjinës, kur të jenë në gjendje të kthehen”.

         Për të pasur një ide më të qartë, raporti krahason dy botë. Normalisht, në gjithë globin, 91% e fëmijëve ndjekin shkollën fillore, por për refugjatët kjo përqindje ulet në 61%. E me kalimin e moshës, vetëm 23% e refugjatëve vijon më tej tetëvjeçaren e të mesmen në krahasim me 84%-shin në shkallë planetare. Shkolla e lartë është pothuaj mirazh. Ndërsa 36% e nxënësve në botë bëhen studentë universiteti, përqindja e refugjatëve mbetet 1%, pavarësisht nga ndihmat e bursat e studimit. 

15/09/2017 11:56