2017-09-15 12:27:00

Atë Zef Pllumi në 10-vjetorin e kalimit në amshim


Provinca françeskan “Zoja Nunciatë” e Shqipërisë ka organizuar një aktivitet shkencor me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Atë Zef Pllumit (2007-2017). Me këtë rast do të bëhet promovimi i plotë i veprës së Atë Zef Pllumit, në tetë vëllime, e do të botohen disa shkrime për herë të parë. Aktiviteti përkujtimor, për të nderuar françeskanin e njohur Atë Zef Pllumi, do të zhvillohet në  Sallën Illyricum pranë Kuvendit Françeskan Gjuhadol në Shkodër duke u nisur nga ora 9.00.

Në këtë aktivitet shkencor do të marrin pjesë shumë studiues nga Shqipëria e Kosova që kanë pasur bashkëpunim e kontakte me françeskanin Atë Zef Pllumi. Po për t’u njohur më mirë mbi domethënien e kësaj ngjarjeje e programin, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit flet françeskani ri Atë Vitor Demaj, guardian i komunitetit françeskan në Lezhë, famullitar i Kishës ‘Zoja Nunciat’ në Lezhë, drejtor i Bibliotekës françeskane në Gjuhadol, i revistës ‘Hylli Dritës’ dhe i botimeve françeskane, ta dëgjojmë...

                                    Njoftim për shtyp

Provinca Françeskane Shqiptare  &  Biblioteka Kombëtare në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të ÁT ZEF PLLUMIT, (2007-2017)

kanë bashkërenduar një varg aktivitetesh përkujtimore, shkencore e promovuese në nder të figurës së ndritur të njeriut që “Rrnojti për me tregue” dhe që gjatë gjithë jetës së vet dëshmoi e nuk rreshti së besuari te Zoti e te liria.

“Unë tanë jeten e kam kalue në burg, por mendimtár i lír. Ta mendojmë vedin zogj të lirë e fluturojmë ku të duem...” – Kjo ishte dëshira, por edhe porosia e madhe Át Zef Pllumit për popullin e vet, dashuria për të cilin e çoi në sakrifica të pashembullta.

Veprimtaritë shtrihen gjatë dy javëve nga 16-30 shtator 2017, në Shkodër e në Tiranë, sipas kalendarit të mëposhtëm:

16 shtator 2017

Kuvendi Françeskan Gjuhadol – Shkodër. [9:30, Salla Illyricum]

Aktivitet shkencor kushtuar jetës e veprës së Át Zef Pllumit, me pjesmarjen e shumë personaliteve të kulturës e studiuesve të nderuar. Takimi përshëndetet nga  Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra, O.F.M.

 Promovimi i botimit të veprës së plotë të At Zef Pllumit, nga “Botimet françeskane”. Ndër vëllimet e veprës botohen për herë të parë disa shkrime të panjohura të tij.

PROGRAMI

16 shtator 2017

Ora 09.30 Fjala e hapjes

Përshendetje Sh. Tij Imzot Angelo Massafra, OFM

Arqipeshkëv i dioqezës Shkodër-Pult

Përshendetje Provinciali Át Aurel Gjerkaj, OFM

Sabri Hamiti

Aljula Jubani

Aurel Plasari

Persida Asllani

Evalda Paci

Mark Marku

Keda Kaceli

Ledri Kurti

Át Vitor Demaj, OFM

Aktiviteti organizohet te Salla Illyricum

Kuvendi Françeskan Gjuhadol – Shkodër

 

25 shtator 2017

Biblioteka Kombëtare – Tiranë. [11:00, American Corner]

Ekspozita kushtuar memuaristikës shqipe, In memoriam Át Zef Pllumi, si një rrugëtim i vetëdijes së dëshmimit historik e personal në kulturën shqiptare, që kulmon me veprën e tij “Rrno vetëm për me tregue”. Ekspozita është gjithashtu pjesë e veprimtarive në vijim të “Viti i kujtesës”,  shpallur në muajin janar në BKSH. 

FORUM – In memoriam Át Zef Pllumi

 

30 shtator 2017

Katedralja e Shën Palit –Tiranë

Ora 11:00 - Mesha e Shenjtë për shpirt të Át Zef Pllumit.

Ora 12:00 – Fjala e rastit nga Shkëlqesia e Tij Imzot George Frendo

Çelja e ekspozitës me dorëshkrime dhe sende personale të Át Zef Pllumit. Do të ekspozohen gjithashtu materiale arkivore e muzeale të Át Gjergj Fishtës, të ruajtura me vetëdije e e sakrifica të mëdha prej Át Zef Pllumit gjatë terrorit komunist. Ndër to spikasin: dorëshkrimi i tragjedisë “Juda Makabe”, “Lahuta e Malcis”, shkopi dhe maska mortore e Át Gjergj Fishtës.  

Ekspozita, e organizuar nga Provinca Françeskane Shqiptare në bashkpunim me Arqipeshkëvinë e Dioqezës Tiranë – Durrës dhe Bibliotekën Kombëtare do të qendrojë e hapur deri në orën 19:00.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.