2017-09-15 14:04:00

Atentat në metronë e Londrës. Scotland Yard është terrorizëm


Scotland Yard heton për terrorizëm shpërthimin e sotëm në metronë e Londrës, që ka shkaktuar 20 të plagosur, disa prej cilëve janë në gjendje të rëndë. Një bombë rudimentale shpërtheu në ora 8.20 të mëngjesit në stacionin e metrosë Parsons Green, në afërsi të shkollës fillore katolike “Holy Cross Catholic Primary” e cila është ngjitur me Kishën famullitare.

Një lëmsh flakësh, ka shkaktuar shpërthimin, duke provokuar plagë, por edhe djegie në fytyrë e në gjymtyrë të dhjetëra personave, të tjerë janë lënduar gjatë ikjes në vrapimin e rrëmujshëm për t’i shpëtuar atentatit. Policia gjeti një kovë të mbushur me lëndë plasëse në vagonin e njërit prej trenave në stacionin Parsons Green, e mbylli stacionin e metrosë.  Mekanizmi i improvizuar shpërthyes nuk ka shkaktuar dëme të mëdha, por policia po e trajton si episod me sfond terrorist.

Kryeministrja Theresa May, e cila përcjell nga afër ngjarjen, përmes një ‘tweet-i’ ka dënuar aktet terroriste dhe u ka shprehur afërsinë të plagosurve dhe shërbimeve të emergjencës “që i janë përgjigjur me guxim këtij akti terrorist”. Kryeipeshkvi i Kantërbërit, Welby, “iu lut Zotit për të gjithë ata që kanë pësuar lëndime e trauma”.








All the contents on this site are copyrighted ©.