Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Shugurohet nesër ipeshkvi ri i Sapës dom Simon Kulli

Nesër më 14 shtator, në ora 10.00 në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’ në Vau-Dejës, do të shugurohet ipeshkvi ri i dioqezës së Sapës, imzot Simon Kulli - RV

13/09/2017 14:33

Nesër më 14 shtator, në ora 10.00 në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’ në Vau Dejës, do të shugurohet ipeshkvi ri i dioqezës së Sapës, imzot Simon Kulli, e gjithnjë përmes Meshës së nesërme, përurohet edhe  fillimi i shërbesës baritore në udhëheqjen e kësaj Kishe dioqezane shqiptare.

Meshën solemne e ritin e shugurimit ipeshkëvnor do ta kryesojë Nunci Apostolik në Shqipëri, shkëlqesia tij Imzot Charles Brown, në bashkëkremtim me kryeipeshkvin e Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafrën, i cili do të mbajë homelinë e rastit, ipeshkvijtë e ri të sapo shuguruar imzot Gjergj Meta e imzot Giovanni Peragina, ipeshkvijtë e dioqezave të Shqipërisë, të kryedioqezës së Tivarit të Malit Zi, të Kosovës e të vendeve tjera. Pritët një pjesëmarrje e madhe meshtarësh, rregulltarësh, rregullatesh e besimtarët nga të gjitha viset, personaliteti nga shoqëria dhe autoritete. Po më hollësisht të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit nga në Vau Dejës......

                               VIGJILJA E SHUGURIMIT IPESHKVOR

Dioqeza e Sapës tashmë është gati për kremtimin solemn të shugurimit Ipeshkvor të dom Simon Kullit, që do të mbahet nesër me datë 14 shtator. Në prag të kësaj feste, mbrëmë në Katedralen “shën Tereza e Kalkutës”, në Vau Dejës, në një klimë lutjeje dhe përshpirtërie është mbajtur Vigjilja e Shugurimit, ku besimtarë të shumtë mbushën katedralen dhe u bashkuan në lutje për Ipeshkvin e ri.

Përveç besimtarëve dhe mbarë klerit dioqezan të Sapës kësaj vigjilje lutjeje iu bashkuan edhe dy ipeshkvinjtë e rinj të saposhuguruar të Rrëshenit dhe Administraturës së Jugut, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Giovanni Peragine. Ka qenë mjaft bukur prania e tyre, gjë e cila tregon mbështetjen dhe afërsinë për bashkëvllaun e tyre, dom Simonin i cili, që nga dita e nesërme do t’i bashkohet kolegjit ipeshkvor.

Udhëheqësi i kësaj vigjiljeje, kancelari dom Robert Kola mbajti një meditim mbi leximet e mbrëmjes, posaçërisht mbi letrën e Shën Palit apostull, i cili tha se fryma e rreshtit nga leximi i shërbesës liturgjike që dëgjuam: “Dashuria e Krishtit na nxit” (2Kor 5, 14), shtrihet përgjatë kapitullit të katërt dhe flet për Jetën e Krishtit të shfaqur në ne. Pali këtu thekson se, si Ungjilli i hirit përmes veprës së Shpirtit Shenjtë i shndërron besimtarët “prej lavdie në lavdi” në Ikonën e Lavdisë hyjnore që është Krishti. Është pra Ungjilli i zbuluar, të cilin errësira tmerruese e vdekjes, ua pengon shumë kujt për ta pranuar si Dritën e Lavdisë të Krishtit, për të cilin Pali u bë skllavi i Tij dhe i besimtarëve të tij.

Pas Vigjiljes, shugurimi do të kulmojë me Meshën e Shenjtë nesër në Katedralen Shën Nënë Tereza në Vau-Dejës, në orën 10.00. Mesha solemne do të udhëhiqet nga shuguruesi Imzot Charles John Broën, Nunci Apostolik në Shqipëri. Pritet të marrin pjesë Ipeshkvinjë nga Shqipëria dhe vendet e tjera jashtë saj, meshtarë e motra, autoritete civile si dhe qindra besimtarë, që do të tejmbushin Katedralen dhe oborrin rreth saj. E te gjithë së bashku lutemi që Zoti të derdhë hiret dhe bekimet mbi ipeshvin e ri për misionin e tij të ardhshëm në Dioqezën e Sapës dhe të Kishës Katolike shqiptare. 

13/09/2017 14:33