Në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, mendimi i Papës shkoi në Toskanë, e pikërisht tek të përmbyturit e Livornos, këto ditë kur vera shkarkoi mbi disa zona të Italisë tërë shirat e parëna gjatë gjithë kësaj stine të përvëluar. Me pasojë, përmbyjtet dhe fatkeqësi të tjera të natyrës, ndërmjet të cilave, më e rënda, ajo që e gjunjëzoi Livornon. Ati i Shenjtë u shprehu të dëmtuarve afërsinë e tij. Por, t’i ndjekim vetë fjalët e Papës:
“U drejtoj mendimin tim e u shpreh afërsinë shpirtërore të gjithë atyre, që vuajnë për shkak të përmbytjes në Livorno. Lutem për të vdekurit, të plagosurit, familjarët e tyre dhe për të gjithë ata, që u vunë në këtë provë të rëndë”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |