2017-09-13 14:20:00

Françesku: ia besoj Kolombinë Marisë!


“Ia besoj përsëri Kolombinë dhe popullin e saj të dashur Nënës, Zojës së Chiquinquira, që munda ta nderoj në katedralen e Bogotasë. Me ndihmën e Marisë uroj që çdo kolombian ta bëjë gjithnjë hapin e parë drejt vëllait a motrës, “për të ndërtuar, kështu, së bashku, ditë për ditë, paqen, me dashuri, drejtësi e vërtetësi”. Me këto fjalë e përfundoi Françesku katekizmin e mbajtur sot në Sheshin e Shën Pjetrit, kushtuar shtegtimit në Kolombi. Gjatë këtij shtegtimi - i kujtoi turmës shumëkombëshe të mbledhur në Shesh – në mënyrë të veçantë e ndjeva fort vazhdimësinë  me dy Papë, që e vizituan Kolombinë para meje; me të Lumin Pali VI, më 1968 dhe me Shën Gjon Palin II, më 1986. Vazhdimësi - theksoi Françesku - e frymëzuar fuqimisht nga Shpirti Shenjt, që u prin hapave të popullit të Zotit në shtigjet e historisë”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.