Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Vigjilje e lutjes në Katedralen e Sapës për imzot Simon Kullin

dom Simon Kulli, ipeshkev i emeruar i Sapes - RV

12/09/2017 11:56

Dioqeza shqiptare e Sapës në lutjes për ipeshkvin e ri, imzot Simon Kulli, i cili më 14 shtator, në ora 10.00 në Katedralen Shën Nënë Tereza do të kremtojë shugurimin ipeshkëvnor e do të përurojë fillimin e shërbesës baritore në udhëheqjen e kësaj Kishe dioqezane. Përmbyllen kështu shugurimet ipeshkëvnore të tre ipeshkvijve të ri emëruar nga Papa Françesku më 15 qershorin e kaluar, për dioqezën e Rrëshenit, Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut dhe dioqezën e Sapës. Po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit...

  Vigjilje lutjeje me rastin e shugurimit ipeshkvor të Dom Simon Kullit

Ishte solemniteti i ditës së Korpit e të Gjakut të Krishtit, me 15 qershor të këtij viti, kur Ati i Shenjtë, Papa Françesku emëroi për ipeshkëv të dioqezës së Sapës, Administratorin dioqezan, dom Simon Kullin.

Me gëzimin e këtij emërimi, që prej asaj dite, Sapa filloi përgatitjet për Shugurimin Ipeshkvor të ipeshkvit të ri. Ndërsa tashmë përgatitjet janë në përmbyllje dhe po bëhet gati për këtë ngjarje të madhe për kishën lokale dhe kombëtare, shugurimit ipeshkvor i paraprin Vigjilja e lutjes që do të mbahet sonte në orën 19.00, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Vau Dejës.  

Janë të shumtë besimtarët që do të marrin pjesë nga famullitë e Dioqezës, por nuk do të mungojnë edhe nga dioqezat e tjera të Shqipërisë. Gjithashtu, mbarë kleri dioqezan do të jetë i bashkuar rreth bariut të ri, dhe së bashku do të ngrejnë zërin e lutjes përmes së cilës do t’i kërkojmë Zotit hiret dhe bekimet për ipeshkvin e ri, i cili do të fillojë misionin e tij si bari i kësaj dioqeze, si dhe për mbarë Kishën dhe besimtarët e saj. Vigjilja do të udhëhiqet nga Kancelari i Dioqezës së Sapës dom Robert Kola dhe do të animohet nga kori i Bashkësisë “Tempulli i Zotit”.    

12/09/2017 11:56