Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

UNICEF: 1 ndër 5 fëmijë në Lindjen e Mesme e në Afrikën e Veriut ka nevojë për ndihma humanitare

Dy fëmijë të Lindjes së Mesme, njëri arab e tjetri hebre - ANSA

12/09/2017 11:38

Sipas statistikave të fundit, 1 ndër 5 fëmijë në Lindjen e Mesme e në Afrikën e Veriut ka nevojë për ndihma humanitare të menjëhershme. Më se 90% e këtyre fëmijëve jeton në vende të goditura nga konfliktet. Alarmin e jep drejtori rajonal i UNICEF-it.

Rreth 12 milion fëmijë sirianë kanë nevojë për ndihmë. Vlerësohet që rreth 2 milion jetojnë në zona të vështira për t’u arritur. Në Jemen, luftëtarët kanë shkatërruar sistemet higjienike dhe hidrike, duke shkaktuar epideminë më të madhe të kolerës në botë, me mëse 610 mijë raste të dyshuara deri më sot. 15 milion njerëz nuk kanë ujë të pijshëm dhe asistencën shëndetësore bazë. Në Irak, më se 5 milion fëmijë kanë nevojë për ujë, ushqim, strehim dhe arsimim, pas intensifikimit të luftimeve në Mosul dhe në Tel-Afar. Në Rripin e Gazës, kriza energjitike e ka pakësuar ujin me 30%. Si rezultat, diarrea ndër fëmijët e vegjël është dyfishuar brenda tre muajve.

UNICEF-i denoncon gjithashtu dyfishimin e numrit të fëmijëve, që janë detyruar të shkojnë ushtarë. Familjet e varfëruara tej mase i çojnë fëmijët në punë, ose i martojnë para kohe vajzat, për të pasur një burim financiar sado të vogël. Për të mos folur për aspektin psikologjik të fëmijëve të Lindjes së Mesme e të Afrikës së Veriut, të cilët, sipas UNICEF-it, kanë qenë dhe janë dëshmitarë të dhunës e të mizorive të papara.

12/09/2017 11:38