Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Selia e Shenjtë kujton kardinalin martir Van Thuan, në 15-të vjetorin e vdekjes

Vietnamita Cardinale Nguyen Van Thuan

12/09/2017 12:00

Më 15 shtator do të mbahet një kremtim në përvjetorin e vdekjes së kardinalit Vietnamez, Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet komunizmit. Më 4 majin e kaluar, Papa Françesku firmosi dekretin përmes të cilit njohu virtytet heroike të kardinalit Vietnamez,  Francois-Xavier Nhuyen Van Thuan (Huè, Vietnam, 17 prill 1928 – Romë, 16 shtator 2002) dhe atë e shpalli të Përnderuar, që do të thotë se kulti i tij mund të nderohet nga besimtarët, e kështu nis edhe çështja e kanonizimit.

Kujtojmë se kardinali Van Thuan, pas persekutimit që pësoi nga diktatura komuniste në vendlindje, nuk u lejua nga autoritetet e Vietnamit të kthehej më në krye të kryedioqezës së tij në atdhe, duke u  detyruar të rrinte në mërgim. Gjatë qëndrimit të tij në Romë, ka qenë edhe President i Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen. Sivjet, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij, dikasteri aktual i Selisë së Shenjtë  për ‘Zhvillimin e gjithanshëm njerëzor’, ka organizuar kremtimin e një Meshe përkujtimore, më datën 15 shtator në ora 10.00, pranë Kishës romake ‘Shën Maria e Shkallës’, titullar i së cilës është kardinali shqiptar dom Ernest Simoni-Troshani.

Kremtimin liturgjik do ta kryesojë kardinali Peter Turkson, prefekt i dikasterit të Vatikanit për ‘Zhvillimin e gjithanshëm njerëzor’. “Pak janë ata si kardinali Vuan Thuan, në kohën tonë, - kujton një notë e dikasterit të Vatikanit – që vërtetë janë dalluar e kanë qenë heroikë, sidomos në virtytin e shpresës. Trembëdhjetë vjetët që ai kaloi në burgje, në kushte të tmerrshme, e bënë, vërtetë, ‘dëshmitar të shpresës’, temë së cilës i ka kushtuar shumë mendime e shkrime të veta që janë bërë best seller në mbarë botën”.

 

ës’, temë së cilës ai i ka kushtuar shumë mendime e shkrime të veta që janë bërë best seller në mbarë botën”.

12/09/2017 12:00