Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Patriarku Bartolomeu I në Bolonjë për Kongresin eukaristik dioqezan

Patriarku Bartolomeu I - AP

12/09/2017 12:05

Një sërë ngjarjesh, që do të kulmojnë në vizitën e Papës Françesku, më 1 tetor, me rastin e Kongresit Eukaristik dioqezan italian. Hapet një periudhë e begatë për Kishën Katolike në Bolonjë të Italisë, ku që sot, ndodhet për vizitë Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I. Ai merr pjesë në nismën “Tri ditë të klerit”, nisur me fjalën e kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kardinalit Gualtiero Bassetti.

Bartolomeu vjen për herë të dytë në qytetin verior, pas vizitës së vitit 2005, gjatë së cilës kremtoi një Mbrëmësore solemne në Bazilikën e Shën Petronit. Patriarku do të qëndrojë në Bolonjë deri më 15 shtator. Ndër takimet e tij më të rëndësishme, veçojmë meditimin në kuadrin e nismës “Tri ditë të klerit”, Liturgjinë Hyjnore në festën e Lartimit të Kryqit në praninë e gjithë meshtarëve bolonjezë, vizitën në Manastirin e Monte Sole dhe një lectio magistralis në Asamblenë Legjislative rajonale. Të enjten mbrëma, në famullinë e Korpit të Krishtit, do të ketë një çast lutjeje ekumenike para mozaikut monumental të jezuitit slloven Marko Ivan Rupnik, përuruar kohët e fundit. 

12/09/2017 12:05