Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Vatikan-Iran: imzot Gallagher në Teheran, i dërguar nga Papa

Imzot Paul R. Gallgher - ANSA

11/09/2017 14:56

Mision në Republikën Islamike të Iranit për Sekretarin vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvin Paul R. Gallagher, i cili ishte për vizitë në këtë vend nga 5 deri më 9 shtator. Shkoi në Teheran, i ftuar nga ministri i punëve të jashtme, Mohammad Javad Zarif. Sipas gazetës “L’Osservatore Romano” pati “bisedime të përzemërta” edhe në ministrinë e Kulturës e të Udhëheqjes Islamike, ku u takua me ministrin. Në qendër të bisedimeve, sidomos temat e politikës ndërkombëtare: konfliktet në Lindjen e Mesme, gjendja e të krishterëve në rajon dhe, në veçanti, vështirësitë e bashkësive të krishtera në çdo vend. Selia e Shenjtë ka prej kohësh një dialog të frytshëm ndërfetar me Iranin.

Në Teheran, imzot Gallagher vizitoi edhe bashkësinë e Bijave të Dashurisë së Shën Vinçenc de Paolit, ku kremtoi meshën dhe përshëndeti të moshuarit, që mbahen nga murgeshat. Më pas, takoi edhe Konferencën Ipeshkvnore vendase dhe e përfundoi vizitën me kremtimin e meshës në kishën e Zojës Ngushëlluese, në të cilën morën pjesë besimtarë të Kishës Katolike të ritit armen, kaldeas dhe latin.

Gjatë homelisë, imzot Gallagher u çoi të gjithëve përshëndetjen dhe inkurajimin e Papës Françesku, i nxiti besimtarët të qëndrojnë të bashkuar e të japin dëshmi të përbashkët për Krishtin. Kujtoi gjithashtu, martirizimin e kryeipeshkvit të Ispahanit të latinëve, imzot Giacomo Emilio Sontag, ndërsa afrohet përkujtimi i 100-vjetorit të flijimit të tij.

11/09/2017 14:56