Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Bota shqiptare

‘Takimet e Gjeçovit 2017’ në Zym të Prizrenit 12-15 shtator

Ate Shtjefen Gjeçovi ne Zym

11/09/2017 16:55

Nga data 12 deri më 15 shtator, në fshatin Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, mbahen ‘Takimet e Gjeçovit 2017’, manifestimi i përvitshëm kulturor kushtuar françeskanit të njohur shqiptar Atë Shtjefën Gjeçovit. Sivjet, në manifestimin kulturor tre ditor ‘Takimet e Gjeçovit’, do të flitet për trashëgiminë kanunore te shqiptarët;  për traditën e ushqimeve dhe të veshjeve tradicionale në zonën e Hasit, e do të mbahen edhe programe tjera me karakter kulturor e artistik, pohojnë organizatorët me në krye gazetarin Frrok Kristaj, mbledhës i pasionuar i folklorit e studiues i historisë. 

Ja pse sipas Pjetër Domgjonit DUHET ME VIZITUE ZYMIN E HASIT SI VEND TURISTIKË

Mbas qytetit të Gjakovës, Zymi Hasit asht vendi dytë në Kosovë ku nderohen shumë françeskanët, me vet faktin se gjatë shekujve, kisha famullitare e Zymit n'të shumtën e herave asht administrue prej tyne. K'tu ndoshta edhe qëndron sekreti pse banorët e atij vendi janë aç punëtorë, aç atdhedashës, aç t'shkolluemë, aç të urtë e me plot kulturë, por mbi të gjitha edhe bukëdhanësa t'përmendun. Urtia, rregulli, kultura dhe disiplina françeskane e kanë ba punën e tyne gjatë shekujve.

Zymjani, zanatë tradicional e ka prodhimin e bukës dhe kurrë nuk e mbyll furrën pa bukë. Së pakut dy – tri bukë duhet me mbetë n'furrë. Kjo për shkakun se. Mund paraqitet ndoj udhëtar i vorfun apo skamnorë i unritunë dhe edhe atij duhet me i dhanë bukë. A s'na e kujton kjo edhe njenin prej vyrtyteve t'nalta të urdhnit françeskan. Dhanja e bukës: „BUKA E SHNA NDOUTË“

S'ka shqiptar n'Ballkan që di shkrim – lexim e t'mos ketë ndëgjue për TAKIMET E GJEÇOVIT e bashkë me ato takime t'ketë ndëgjue edhe për vet Zymin.

S'ka politikanë shqiptarë t'Kosovës që t'mos e ketë vizitue Zymin e t'mos jetë mrekullue prej mikritjes bujare t'zymjanëve, por shumë pak kanë nda mjete për zhvillimin e atij vendi.

Zymi si vend i banuemë që n'kohnatë e lashtësisë, ka hy tash në agjendën turistike të Kosovës dhe ate duhet me e vizitue sepse: 
Aty ndodhen dy vorretë ku pushojnë eshnatë e dy françeskanëve t'mdhaj. Pater Luigj Palaj dhe patër Shtjefën Gjeçovi.

Zymi asht vendlindja e Pjetër, Andrej dhe Lukë Bogdanit dhe e nji mori figurave t'jera kombtare shqiptare që kanë shërbye vazhdimishtë n'at vend e nji pjesë e madhe e tyne edhe kanë lind aty tue ardhë deri tek ANTON PASHKU që ban pjesë në grupin e shkrimtarëve ma t'mdhaj t'Letërsisë Kombëtare Shqiptare.

Monumentin e Abetares, i çuajtun n'kulturën kombëtare si. ABETARJA E ZYMIT. Përmendoren madhështore t'patër Shtjefnit dhe truporen e shejtneshës NANA TEREZE.

N'Zym ndodhet edhe shtëpia lindjes e KATARINA JOSIPIT. Aktores së parë shqiptare në t'gjithë ish Jugosllavinë ku kanë jetue shqiptarët. Kemi aty amfiteatrin ku mbahen të gjitha manifestimet kulturore t'vendit

 

Dy Kisha madhështore

Shoqninë shumë t'sukseseshme kulturoro artistike Katarina Josipi. Veshën e bukur e shumë t'vjetër kombëtare t'grave t'Zymit. Veshë që konsiderohet se daton prej kohës së ilirëve. Keni urbanizimin e vendit, natyrën e virgjër, ajrin e pastër dhe dy – tri klube me shërbime shumë t'kulturueme.

Mbi Zym, keni edhe liqenin, i njoftun si: L'KENI HASIT. Nji vend çlodhës dhe rekreativ që si pseudonim i ka shërbye pater Shtjefën Gjeçovit, por mbi të gjitha.. Atje keni edhe banorët e Zymit shumë punëtorë, dashmirës, mikpritës, bujarë e që i karakterizon nji dozë e lehtë humori.

Vizitojeni Zymin si vend turistik, monumental, kulturorë, rekreativ dhe çlodhës. Aty me t'vërtetë, në çdo cep do t'ndesheni me gjurmët e rendit, rregullit dhe kulturës që nëpër shekuj e kanë lanë françeskanët.

11/09/2017 16:55