Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Takimi i Papës me të rinjtë e Scholas Occurentes, në Medellin

Takimi i Papës me të rinjtë e Scholas Occurrentes - RV

10/09/2017 13:04

Në përfundim të meshës, në Medellin, Papa Françesku takoi disa studentë të Scholas Ocurrentes, Fondacion i së drejtës papnore, që nga viti 2013. Është fjala për një rrjet ndërkombëtar shkollash publike e private, lindur 20 vjet më parë në Argjentinë me nismën e kryeipeshkvit të atëhershëm Bergoglio. Quhen edhe “shkollat e takimit”, sepse bëjnë ç’është e mundur për të përfshirë të gjithë studentët, pavarësisht nga feja, etnia e niveli shoqëror, në një program të përbashkët. Rrjeti është i përhapur në 190 vende e në të bëjnë pjesë 450 mijë institute shkollore.

Të rinjtë i treguan Papës shpresat dhe vështirësitë e tyre, si edhe e falenderuan që në kohën e tij, pati qenë frymëzuesi i një realiteti edukativ kaq të ndryshëm nga të tjerët. Ati i Shenjtë i nxiti ta promovojnë këtë lloj edukimi ndërmjet bashkëmoshatarëve të tyre. Edhe herë të tjera, Papa Françesku ka vënë në dukje se “Scholas Ocurrentes” nuk arsyeton me skema elitare, por përpiqet t’u japë të rinjve të njëjtat mundësi.

10/09/2017 13:04