Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa Françesku: Farc i kërkojnë falje për lotët e derdhur nga sy të pafajshëm

Rebeli i Farc Juan Carlos Murcia përqafon Papën në Villavicencio - ANSA

10/09/2017 15:50

Forcat e Armatosura Revolucionare Kolombiane(Fark) i kërkojnë falje Papës “për çdo dhimbje, që i shkaktuan popullit  të Kolombisë.  Falje, për çdo lot të derdhur nga të pafajshmit”. Ia kërkojnë përmes një letre, që kreu i tyre, Timochenko, pseudonim i Rodrigo Londono Echeverri, i shkroi Papës gjatë shtegtimit të tij në Kolombi. Letra u bë e njohur sot përmes mjeteve të komunikimit. Lideri politik i lëvizjes revolucionare kolombiane me frymë marksiste, i shkruan përvujtërisht Papës Bergoglio, duke u paraqitur si “admirues i tij i devoçëm, si qytetar kolombian i sapohyrë në jetën institucionale  të vendit e edhe si lider i partisë së re të sapolindur në të njëjtin shesh Bolivar, pak pasi Papa u drejtoi fjalën e tij të urtë të rinjve të Kolumbisë”.

Echeverri pohon se është thellësisht i prekur nga prania e shenjtë e Papës në Atdheun e vet, ku populli ka, këto ditë, privilegjin  të dëgjojë fjalët e tij të fesë, të shpresës, gëzimit, dashurisë, pajtimit e paqes”. Të cilat, në letër, zënë vendin e fjalëve krisma e gjak, për të cilat autori i shkrimit hesht. Hesht ai, që rrënoi shpresat, e shndërroi dashurinë në urrejtje, pajtimin në ndeshje, paqen në luftë.

Sipas tij, fjala e Papës “fjalë drite” erdhi në Kolombi për të ndriçuar errësirën, e cila e ngrysi për një kohë shumë të gjatë jetën e Kombit. Zoti ju bekoftë! -  me këto fjalë e bekon Papën lideri i Farc me pseudonimin rus i cili, gjithnjë në letër, shpreh besimin se prania e Françeskut do të lërë “gjurmë të  thella në historinë e kombit kolombian”. Timoshenko shpjegon se tani është vënë në krye të një organizate, që i ka ulur armët e është radhitur në shoqëri, pas një gjysëm shekulli lufte. E kemi braktisur çdo shprehje urrejtjeje e dhune, jemi gati t’i falin ata, që ishin armiqtë tanë e që e dëmtuan aq shumë kauzën e popullit. Gati edhe të kryejmë aktin e domosdoshëm të njohjes së gabimeve, duke i kërkuar falje burrave e grave, që ishin viktima të veprimeve tona - shkruan.

Lideri i Fark pohon se e mori shtytjen nga vetë fjala Bergoglios mbi mëshirën e pambaruar të Zotit, që të kërkojë falje për çdo lot të derdhur  nga sytë e mijëra kolombianëve. E pohon edhe se e gjithë kjo katrahurë nuk u frymëzua nga asnjë qëllim tjetër, përveç synimit për t’u rikthyer të drejtat të përjashtuarve e të persekutuarve të vendit”. Tani Farc “ëndërrojnë” se Papa  mund t’i falë”- përfundon letra.   

10/09/2017 15:50