Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa bekon në Cartagena gurin e parë të shtëpisë për të pastrehët

iaggio apostolico di Papa Francesco In Colombia- Benedizione della prima pietra delle case per i senza tetti - Talitha Kum - Cartagena _domenica 10 settembre 2017 - AFP

10/09/2017 18:17

Sot në Cartegena de Indias, qyteti i katërt që vizitohet në Kolombi, Ati i Shenjtë Bergoglio mbërrini nga Bogotà në ora 10.00 lokale, ora 17.00 evropiane, e vetëm një gjysmë ora pas arritjes, në Sheshin e Shën Françeskut te Asizit,  në praninë e qindra personave, të njerëzve pastrehë dhe të fëmijëve që ndihmohen nga Vepra bamirëse ‘Talitha Qum’, Papa bekoi gurin e parë të një shtëpie të re për të pastrehët.

Për ta kujdeset  vepra kishtare humanitare 'Talitha Qum’ themeluar ndërtuar nga Rrjeti Ndërkombëtar i Jetës së Shuguruar, për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore. Gjatë ritit të bekimit, Papa Françesku iu lutë Zotit që t’i mbush përplot “me bekime këta shërbëtorë të tu, që duan t’i kushtohet me dashuri e bujari ndihmës së vëllezërve; bëj që, në nevojat urgjente, të mund të të shërbejnë besnikërisht e tërësish në personin që është i afërmi i tyre”.

Në mbarim të bekimit, Papa shkojë në shtëpinë e një gruaje 77 vjeç, Lorenza, e cila që prej 50 vjetësh punon si vullnetare në sofrën e përbashkët të komunitetit që kujdest pë të varfrit e të pastrehët. Këndej u transferua me auto në Kishën e Shën Pjetrit Klaver në Cartagena.

10/09/2017 18:17