2017-09-10 19:32:00

Greg Burke: Papa është mirë, plagë e vogël në vetull e në mollëz


Në fotografitë e fundit nga Cartagena e Kolombisë, duket Papa Françesku me një plagë të vogël në vetull. Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke, sqaroi se Ati i Shenjtë është përplasur gjatë një frenimi disi të vrullshëm të papamobilit, “duke u vrarë në mollëzën e faqes e në vetullën e majtë. Iu vu pak akull dhe u mjekua”. Pra, Papa Françesku është fare mirë me shëndet e vazhdon programin e udhëtimit në Kolombi, sipas parashikimit, nënvizoi Burke për gazetarët. Plaga e vogël u duk qartë gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në Cartagena, në shenjtëroren e shën Pedro Klaver.








All the contents on this site are copyrighted ©.