2017-09-08 19:54:00

Papa në Kolombi, lutet për viktimat e tërmetit në Meksikë


Në përfundim të meshës në Villavicencio, pas përshëndetjes së kryeipeshkvit të vendit, imzot Oscar Urbina Ortega, Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me të dëmtuarit nga tërmeti në Meksikë. Ja fjalët e Atit të Shenjtë:

         “Në këtë çast, dëshiroj t’u shpreh afërsinë time shpirtërore të gjithë atyre, që vuajnë nga pasojat e tërmetit, i cili goditi Meksikën natën e kaluar, duke shkaktuar vdekje dhe dëme të mëdha materiale. Siguroj se lutem për ata, që kanë humbur jetën dhe për familjet e tyre. Ndërkaq, ndjek nga afër zhvillimet përsa i përket uraganit Irma, që po godet zona të Karaibeve, duke lënë pas viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale, si edhe po shkakton mijëra të shpërngulur. I kam në zemër e lutem për ta”.








All the contents on this site are copyrighted ©.