Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Kolombi: figura e imzot Jaramillo, vrarë nga UÇK, sot i Lum

Imzot Jesús Jaramillo Monsalve - RV

08/09/2017 15:49

Besnikëria ndaj Zotit është karakteristike për shërbesën e themeluar mbi takimin personal me Krishitn. E ky ishte edhe tipari kryesor i martirit kolombian, Jesús Jaramillo Monsalve, i Institutit për misionet e jashtme të Yarumal, ipeshkëv i Arauca-s, vrarë nga urrejtja për fenë, në vitin 1989. Papa Françesku e lumnoi sot, në Villavicencio, së bashku me atë Pedro Maria Ramirez Ramos. Imzot Jaramillo u shqua për zellin e tij, në rrethana të vështira, plot dhunë e padrejtësi, kur po lindnin e po përhapeshin grupe të ndryshme të armatosura, që ia morën jetën. E autore e këtij krimi ishte pikërisht Ushtria e Çlirimit Kombëtar, po ai formacion që, pikërisht këto javë, merr pjesë në bisedimet për paqëtimin e plotë të Kolombisë. Ne intervistuam postulatorin e Çështjes së Lumnimit, atin redentorist Antonio Marrazo:

Përgjigje: - Imzoti u kujdes gjithnjë për të pohuar vërtetësinë e Ungjillit në zonat më të prapambetura të Kolombisë, domethënë, në zonat fshatare, të banuara nga indianët vendas. Kështu, sa ishte rregulltar. Por edhe si ipeshkëv, u përpqoq jo vetëm për kumtimin e Ungjillit, por edhe për  përparimin shoqëror të këtyre realiteteve. Krijoi për indianët disa institucione, ndërmjet të cilave, një spital.

E vranë thjesht nga urrejtja për fenë. Për Ushtrinë e Çlirimit Kombëtar dhe luftëtarët e saj, ishte pengesë, sepse i vinte prita ideologjisë së tyre. Por ata vetë, pak pas vrasjes së tij, u detyruan të pohonin se kishin gabuar duke e zhdukur një njeri si ai: njeri i patundur në fe, i njëjtësuar me Krishtin,  i gatshëm kudo e kurdoherë për të bërë vullnetin e Zotit e për të ndihmuar për zhvillimin e gjithanshëm të njeriut.

08/09/2017 15:49