Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

U shugurua ipeshkëv në Lushnjë, imzot Giovanni Peragine

Ipeshkvi i ri, imzot Giovanni Peragine - RV

07/09/2017 14:46

Ipeshkvijtë, meshtarët e besimtarët katolikë në trevat shqiptare janë këto ditë gjithnjë udhëtim, herë konkret e herë shpirtëror, sipas mundësive. Pas shugurimit të ipeshkvit të Rrëshenit e kushtimit të dy kishave, një në Tivar e një në Prishtinë, ata u mblodhën sot sërish, në katedralen e Shën Pjetrit e të Shën Palit në Lushnjë, për shugurimin ipeshkvnor të imzot Giovanni Peragine-s, barnabit, prej kohësh misionar në Shqipëri. Po sot, ipeshkvi i ri i Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut filloi edhe shërbesën e tij baritore. Meshën e shugurimit e kryesoi kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, në bashkremtim me ipeshkvijtë e meshtarët e tjerë, ndër të cilët ipeshkvi i nderit të kësaj Administrature, imzot Hil Kabashi, i cili ka mbushur moshën e pensionit. Mesha u transmetua në internet (live-streaming) nga Qendra Agorà e Etërve Barnabitë. Kujtojmë se më 14 shtator do të shugurohet edhe imzot Simon Kulli, ipeshkëv i Sapës. Por t’i kthehemi ngjarjes së sotme. Më hollësisht për këtë ditë tjetër të shënuar në Kishën Katolike të Shqipërisë, të dëgjojmë informacionin e don Agustin Bardhit, i cili ndoqi meshën dhe atmosferën e shugurimit të imzot Peragines…

07/09/2017 14:46