2017-09-06 16:43:00

Papa: shtegtim i posaçëm, për të ndihmuar Kolombinë në udhën e paqes


I shkurtër, takimi i sotëm i Papës me gazetarët, që e shoqërojnë gjatë shtegtimit drejt Kolumbisë. Pyetjes së drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke, nëse do të bisedonte me gazetarët si duke shkuar, ashtu edhe duke ardhur, Papa iu përgjigj me një “Jo, jo!”.

Prej këndej, konferenca fare e shpejtë e shtypit duke shkuar, ishte thjesht përshëndetje, që nisi me falënderimin e gazetarëve për shoqërimin e për punën që do të bëjnë gjatë këtij shtegtimi, edhe për ta ndihmuar Kolombinë në këtë kohë kaq të veçantë, të ecë përpara në udhën e paqes. Ju falënderoj për gjithçka do të bëni. Faleminderit për punën tuaj - nënvizoi Papa duke vijuar bisedën e shkurtër me gazetarët - e shtoi: “Dua t’ju kujtoj se do të fluturojmë mbi Venezuelën. Një lutje, prandaj, edhe për Venezuelën, që të ketë dialog e të gjejë stabilitet, përmes dialogut me të gjithë. Edhe një herë, faleminderit për punën tuaj!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.