Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Imzot Peragine shugurohet nesër në Lushnjë, pas ipeshkvit të Rrëshenit

Imzot Giovanni Peragine - RV

06/09/2017 16:21

Bota shqiptare përgatitet për një shugurim të ri ipeshkvnor. Nesër, në orën 10.00, në kishën e Shën Pjetrit e të Shën Palit, apostuj, në Lushnje, do të kremtohet mesha e shugurimit të ipeshkvit të ri, imzot Giovanni Peragine, barnabit e misionar në Shqipëri. Kështu, pas ipeshkvit të nderit, imzot Hil Kabashi, Administratura Apostolike e Shqipërisë së Jugut do të ketë bariun e saj të ri, i cili e fillon shërbesën pikërisht nesër, më 7 shtator.

E ndërsa mblidhemi në lutje për këtë shugurim, kujtojmë edhe 2 shtatorin, ngjarjen tjetër të rëndësishme për Kishën Katolike në Shqipëri, shugurimin e ipeshkvit të ri të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, i cili zëvendëson imzot Cristoforo Palmierin. Ja dëshmia e një meshtari gati 84-vjeçar, don Gjergj Simoni, i cili është lutur shumë që Zoti të dërgojë barinj shqiptarë në grigjën e tij në Shqipëri. Ta dëgjojmë...

06/09/2017 16:21