2017-09-05 17:19:00

Festë për shugurimin e shenjtërores së Nënë Terezës në Prishtinë


​Në ditën e përkujtimit liturgjik të Nënë Terezës, 20 vjet pas kalimit të saj në amshim, në Prishtinë të Kosovës, u shugurua shenjtërorja kushtuar Nënës shqiptare të dashurisë së krishterë. Kryesoi meshën i dërguari i veçantë i Papës Françesku, kardinali Ernest Simoni (Troshani), bir i Shqipërisë, i cili e pagoi besnikërinë e tij ndaj Ungjillit me burg e persekutim nga ana e regjimit komunist. Një shenjte, përmes relikes së pikave të gjakut e, një martir i gjallë, në altarin e kishës. Shenjtërorja, siç shpjegohet në një notë të Administraturës Apostolike të Prizrenit, ka dy synime kryesore: “t’u kujtojë e t’u rrënjosë besimtarëve në mendje e në zemra jetën dhe mesazhin e Nënë Terezës”, si edhe t’i ndihmojë “të kërkojnë ndërmjetësimin e saj pranë Zotit për Kishën e popullin shqiptar”. Por më hollësisht për meshën e sotme, të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina….








All the contents on this site are copyrighted ©.